Tensionet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 3’ kanë marrë një kthesë të papritur që në orët e para të mëngjesit. Një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy banorëve, Eglës dhe Julit, duke tensionuar atmosferën e shtëpisë. Incidenti ka nisur kur Egla e ka akuzuar Julin për sjellje të papërshtatshme gjatë natës.
Egla, e revoltuar, i është drejtuar Julit me tone të ashpra, duke e akuzuar se ky i fundit e ka prishur qetësinë e saj. “Ke folur me atë vajzën, si e ka emrin? Unë u zgjova nga krevati. Sjellja jote ishte jashtë çdo norme njerëzore,” është shprehur ajo. Debati mes tyre ka vazhduar me akuzat e Eglës për mungesë respekti dhe kufijsh, duke i kujtuar Julit se ata nuk janë çift.
Ky debat ka shkaktuar jo pak reagime mes banorëve të tjerë të shtëpisë, duke shtuar më tej ndarjen dhe tensionet. Mëngjesi i të dielës ka gjetur shtëpinë të ndarë në opinione dhe spekulime rreth marrëdhënies së dyshimtë mes Eglës dhe Julit.
Dyshja nuk ka nisur qëndrimin në shtëpi “me këmbë të mbarë”, dhe mbetet për tu parë se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në ditët në vijim. A do të arrijnë ata të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të rikthejnë harmoninë në shtëpi, apo ky debat do të shërbejë si fillimi i më shumë përplasjeve? Shtëpia e ‘Big Brother VIP 3’ mbetet në pritje të zhvillimeve të ardhshme.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...