Kanë nisur që tani përgatitjet e para për eventin më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare Fest 55 në RTSH.
Këto ditë në rrjetin e RTSH ka filluar transmetimi i spotit përmes të cilit ftohen për t’u bërë pjesë e aplikimeve këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit që të marrin pjesë në fazën e parë të edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit, rregullat për të aplikuar janë të njëjta, ku fituesi do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2017 që do të mbahet në Ukrainë.
Këngët konkuruese do të pranohen më 10 dhe 11 tetor, ndërsa më pas ato do të seleksionohen nga një komision i caktuar nga Bordi i Festivalit.