“Top Talent 3” nis në ekranin e Top Channel të premten. Ky program me fokus zbulimin e talenteve në disa zhanera do jetë në transmetim për 10 javë rresht çdo të premte në orën 21:00 në Top Channel.
Ori Nebijaj do të jetë moderatorja e këtij edicioni pas disa eksperiencave të suksesshme në formate të ndryshme.
Juria këtë sezon do jetë tërësisht të re. Olti Curri personazh radiofonik prej 18 vitesh, autor tekstesh të këngëve fituese në disa festivale, blogger i parë me një popullaritet ndjekësish do të jetë në panelin e jurisë këtë sezon.
Jonida Vokshi, aktore, prezantuese e suksesshme dhe e dashur për publikun i bashkohet këtë sezon Top Talent në juri.
Hervin Culi, regjisor, aktor i njohur , drejtor i Teatrit Kombëtar do të jetë anëtar tjetër i jurisë.
Anita Haradinaj gazetare dhe spikere e suksesshme e ekranit kosovar është gjithashtu anëtare e jurisë së Top Talent.
Në 4 netët e para konkurrentet do te intepretojnë përpara jurisë e cila do ti votoje për fazën pasardhëse. Me pas faza tjetër e konkurrimit do te jete ne 3 net dhe do te shtohet edhe anëtari i peste i jurisë. Do te jene 3 emra shume te njohur te cilët do te gjykojnë perfomancat dhe do te përzgjedhin njërin prej konkurrenteve me te mirë te mbrëmjes dhe do e dërgojnë direkt ne natën finale si finalist.
Ne dy mbrëmje do te jene gjysmëfinalet, ku dhe do te ketë shume te ftuar nga fusha te ndryshme. Nata finale do te do te sjelle shume surpriza këtë vit, nga ku dhe do te shpalle fituesit.
Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion të tretë të Top Talent është një risi. Gjeografia është zgjeruar, dhe do të ketë shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova, si dhe grupmosha te ndryshme./Jetona Kocibelli/
Top Channel