Nis sot në mbrëmje Festivali i 53 në Radio Televizionin Shqiptar.
Festivali i parë dhe i vetmi në llojin e tij në vëndin tonë ka bërë një rrugëtim të gjatë 53 vjeçar për të nxjerr në pah këngët më të bukura shqiptare. Emrat më të mirë të muzikës shqiptare janë ngjitur në këtë festival duke lënë gjurmë me këngët dhe performancat tyre. Festivali i RTSH-së ka krijuar një traditë tashmë duke çuar fituesin përtej kufijve në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest. I shoqëruar gjithmonë nga kritika në çdo detaj ky festival i ka mbizotëruar kohës dhe mbetet diamanti i festivaleve shqiptare. Këtë vit festivali vjen me një skenografi gjigande të kuruar në çdo detaj si asnjë vit tjetër e konceptuar dhe ideuar si nje Peme Jete, e cila shkrihet mes publikut permes ndricimit nga italiani Marcelo Lazzeti.
Po risi janë edhe disa nga këngëtarët që i rikthehen festivalit të madh të këngës. Emra si Elhaida Dani fituese e edicionit të parë të The Voice of Italy apo Linda Halimi e kthyer nga SHBA enkas për këtë festival. Të vajzat janë këngetarët që përfliten si pretendentet për fitore me shpresën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Po kështu ka surprizuar pjesëmarrja e aktorit të madh kosovar Enver Petrovci i cili kërkon sukses tashme në fushën e muzikës. Të tjerë emra Agim Poshka, Bojken Lako, Grupi Aurora, Revolt Klan. 26 pjesëmarrës që do të ndezin skenën e FiK 53. Cdo këngë do këndohet live në drejtimin e maestro Shpetim Saraçi.
Lexo edhe:
Fest 53: Ja cilët janë këngëtarët në garë të Natës së Parë
Fest 53: Ja cilët janë këngëtarët në garë të Natës së Dytë
Festivali këtë vit i është besuar drejtimit të tre emrave të rinj të botës së televizionit. Floriana Garo i rikthehet prezantimit të festivalit përkrah Turjan Hyskës, moderatorit të njohur të Vizion Plus dhe Liberta Spahiut, prezantuesen e njohur të emisionit të njohur Prive në Klan Kosova.
Nuk do të mungojë si asnjëherë edhe juria profesionale qe do të vlerësojë këngët, pjesë e të cilës janë emra si Irma Libohova, Sabri Fejzullahu dhe të tjerë.
Nata finale do të mirërpres edhe të ftuarin special nga Norvegjia Aleksander Rybak, fitues i Eurovison Song Contest në vitin 2009 me këngën “Fairytale” në Rusi. Njihet si djali me violin për shkak se në çdo performancë të tijën ai shfaqet me instrumentin melodioz.
Festivali do të mbahet në Pallatin e Kongreseve duke nisur nga mbrëmja e sotme për 3 netë në vazhdim, dy gjysëmfinale dhe ajo finale ku fituesi do marri biletën e artë për të përfaqësuar Shqipërin në Eurovizion 2015 që do të mbahet në Vienë të Austrisë në datat 19, 21 dhe 23 maj 2015.
IMA / G. Qerimi / N. L.