Pak orë na ndajnë nga premiera e Big Brother Vip, edicioni i parë i reality show-t ku pjesë e shtëpisë do të jenë personazhe të njohur.
Disa nga surprizat dhe detajet e spektaklit i ka zbuluar vetë producentja e Big Brother Vip, Lori Hoxha e ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up në Top Channel.
Lori ka folur mbi përmasat e spektaklit i cili në emisionin e parë do të përfshijë 3 studio televizive, atë të spektaklit ku do të ndodhet publiku me moderatoren Arbana Osmani, studio ku personazhet presin të hyjnë në shtëpi dhe shtëpia e Big Brother.
Producentja ka zbuluar gjithashtu edhe pozicionin që mban motra e saj Sara Hoxha, e cila sëfundmi është diskutuar si një nga opinionistet e Big Brother. Kjo e fundit është bërë pjesë e produksionit në rolin e asistentes.