Faza e grupeve te Uefa Champions League vazhdon sonte ne Tring dhe Vizion Plus me takimet e javës se parafundit, ndërsa 6 skuadra kane mundësinë e kualifikimit per ne raundin tjetër. Ne Wanda Metropolitano kryesuesit e Romes ne grupin C, sfidojnë vendasit e Atletikos se Madridit, ndërsa nje barazim do ti jepte nje bilete per ne raundin tjetër.
Nga ana tjeter kjo eshte mundësia e fundit per il colchoneros per te ardhmen e tyre ne turneun me prestigjioz te europes dhe jo vetëm. Ne stërvitjen e fundit tekniku Simeone provoi ne sulm Fernando Torres ne krah te Grizman ndërkohe qe Godin dhe Gabi priten ta nisin kete sfide nga pankina me Karasko qe nga minuta e pare. I skualifikuar Savic, i dëmtuar Vrsalkjo. Ne kampin kundërshtar nuk kane udhëtuar Karsdorp, Shick dhe Florenzi. Nje sfide mjaft interesante paraqitet ajo ne grupin D mes Juventus dhe Barcelonës.
Zonja e vjetër kualifikohet ne rast te nje fitoreje ose një barazim nëse Sporting nuk arrin te fitoje ndaj Olimpiakos. Barcelona është ne krye te grupit me 10 pike, por nuk është e kualifikuar ndërsa i mjafton nje barazim per te kaluar si e para ne grup. Por skuadra e Valverde mund te kualifikohet edhe me nje humbje nëse Sporting nuk fiton. Alegri nuk ka shërbimet e Lihtshteiner dhe Bernardeski. Manxhukic do ta filloje nga stoli me Kuadrado dhe Dibala qe do te ndihmojnë Higuain. Per katalanasit mungojnë Masherano, Andre Gomes, Dembele, Rafinja, Serxhi Roberto e Arda Turan.
Ne takimet e tjera ne Basel skuadra e Taulant Xhakes sfidon Manchester United ne grupin A. Djajtë e kuq mund te kualifikohen edhe me nje barazim. Ndërkohe ne grupin B është zgjidhur gjithçka. Kryesuesit e Paris SG presin ne shtëpi Celltic, ndërsa Bajerni i Mynihut është mysafir ne Bruksel ndaj Anderleht. Maratona e Uefa Champions League ne Tring dhe Vizion Plus nis sot qe nga ora 18 me dy takime, ndërsa ne total do te transmetohen 7 nga 8 perballjet e javës se parafundit te fazes ne grup, ku sigurisht do te kete edhe një kanal dedikuar te gjitha golave dhe rasteve te mbrëmjes.