“Opinion” nis mbrëmjen e kësaj të enjteje sezonin e 25-të me një studio të rinovuar dhe format të përmirësuar.
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu zgjodhi ta njoftonte publikun për nisjen e sezonit të ri me anë të një video në rrjetet sociale më 31 Gusht, ditën kur ky emisionin festoi 24 vjetorin.
Sot mbushen 24 vjet te emisionit Opinion. Ne 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25 – te. Çerek shekulli ne transmetim. pic.twitter.com/EALrlWMYEw
— Blendi Fevziu (@BlendiFevziu) August 31, 2021
“Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet që prej 31 Gushtit të vitit 1997, kur nisi kështu në Televizionin Publik Shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25-të në Televizionin Klan, nga 2 Shtatori, me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 Shtator për sezonin e ri. Sezonin e 25 të emisionit Opinion. Mirupafshim”, u shpeh Fevziu.
Në emisionin Opinion, mbrëmjen e kësaj të enjteje i ftuar do të jetë Kryeministri Edi Rama përballë Blendit Fevziut dhe një paneli gazetarësh.
Lajmi e konfirmon kryeredaktori i emisionit, gazetarit Drini Zeqo, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “E mësuam edhe qeverinë e re… për më shumë sonte në Opinion, live 21:00, Edi Rama përballë gazetarëve ”.
Kryeministri pritet të flasë për qeverinë e re, çështjen e refugjatëve, Ballkanin e Hapur dhe ngjarjet e aktualitetit politik. Përballë tij do të jenë gazetarët Robert Rakipllari, Erla Mehilli, Dorian Kodra, Mentor Kikia.