Na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e “Love Island” Albania, spektakli që vjen për herë të parë në Shqipëri, ekskluzivisht në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Faqja zyrtare e “Love Island Albania” në Instagram ka zbuluar tashmë 5 “ishullorët” e parë. Njëri ndryshe nga tjetri dhe padyshim të bukur janë fati të nisin eksperiencën e tyre.
Ilda është një influencere e njohur në Tik Tok, ku numëron mbi 89 mijë ndjekës. Siç duket, bukuroshes brune i pëlqen bota e televizionit dhe është “e etur” për sfidat që do ketë në nisje të spektaklit.
Personazhi i njohur vjen me një eksperiencë ndryshe nga konkurentët e tjerë për shkak se ka marrë pjesë në “Love Island Greece”, ku arriti që të shkonte deri në natën finale. Nuk ka gjetur dashurinë në Greqi, por vjen në kërkim të saj në “Love Island Albania”.
Bukuroshi shqiptar i famshëm në Greqi dëshiron që ta përjetojë dhe njëherë eksperiencën e “Love Island”, por kësaj radhe në atdhe. Ai është i njohur dhe në rrjetet sociale ku numëron mbi 43 mijë ndjekës. Aleksandros vjen në “Love Island Albania” me synime të qarta, për t’u dashuruar dhe për të fituar.
Është një vajzë shumë simpatike, Artemis perëndesha e hënës në mitologjin greke. Ajo jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe dhe të paharrueshme në vilën e dashurisë.
Është një djalë simpatik dhe muskuloz. Ai quhet Sergei, vjen nga Fieri, pasioni i tij është muzika e aktiviteti fizik dhe i pëlqen bota e televizionit. Sergei, vjen në “Love Island Albania” për të gjetur dashurinë pa kushte që i mungon.
Është një bukurosh që jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri në kërkim të dashurisë. Njihuni me Glenin që zgjodhi vilën e dashurisë, “Love Island Albania” për të gjetur gjysmën që i mungon.