Ndërkohë që na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, sot ka nisur shpërndarja e materialeve, ku përfshihen fletët e votimit, vulat, kutitë e votimit dhe të gjitha mjetet e tjera që duhen për ditën e votimit, të certifikuara nga KQZ në të gjitha KZAZ-të në 12 qarqet e vendit. Mësohet se rreth 3.580.000 fletë votimi që do të shpërndahen në të gjithë vendin.
Materialet zgjedhore do të transportohen me ndihmën e kamionëve të ushtrisë, nën shoqërinë e forcave policore.
Për shkak të teknologjisë që aplikohet për herë të parë në zgjedhje në disa zona të caktuara, të tilla si votimi e numërimi elektronik, materialet zgjedhore kanë kushtuar dyfish më shtrenjtë se herët e kaluara.
Nesër është dita përmbyllëse e fushatës elektorale, ndërsa ditën e shtunës do të mbizotërojë heshtja zgjedhore.