Më datën 3 shtator, nisja e sezonit të ri televiziv sjell freski dhe entuziazëm në ekranet tona. Shikuesit do të kenë mundësinë të shijojnë programe tërheqëse të dizajnuara për të përfshirë shijet dhe preferencat më të ndryshme. Nga seriale emocionuese deri te talk show argëtues, oferta e gjerë e programeve do të mbajë audiencën të mbërthyer përgjatë gjithë vjeshtë. Ky sezoni premton të jetë një udhëtim emocionues që do t’u ofrojë shikuesve momente frymëzuese dhe argëtuese që do të ndezin diskutime dhe debate të ndryshëm.
Nisja zyrtare do të sjellë në ekranin e vogël jo vetëm programet e njohura por edhe formate të reja. Njëri prej tyre, që kemi kohë që e presim, “Love Island” do të çel ofertën e TV Klan.
Koncepti i programit sjell një atmosferë intriguese: një grup konkurrentësh të cilësuar si “ishullorë” do të ndahen nga bota e jashtme dhe do të jetojnë në një vilë luksoze në Palasë.
Për t’i bërë ballë kësaj sfide të veçantë, banorët e vilës do të duhet të krijojnë lidhje të reja, pavarësisht nëse është dashuri, miqësi, apo marrëdhënie strategjike. Në çdo fazë, koha bëhet e çmuar, pasi çdo konkurrent që vazhdon të jetë “single” eliminohet. Në këtë lojë, edhe votimi i publikut ka ndikim, duke shtuar tensionin dhe pasionin.
Këto rregulla krijojnë një dinamikë të veçantë:
1. Për të krijuar lidhje, çiftet ndajnë të njëjtin krevat që në fillim.
2. Kufizohet konsumimi i alkoolit, ndërsa emocionet e lira mbanin epërsinë.
3. Mospërjashtimi për kohën dhe monitorimi i 24 orëve e rrethojnë ishullorët me një mister të padukshëm, ndërsa kamerat kapin çdo moment.
Ky program është një eksperiment emocionues që do të sjellë surpriza, tension dhe emocione të forta, duke e bërë sezonin e ri televiziv të merret me zgjedhjen mes strategjisë, emocioneve dhe aventurës.
Ky sezoni do të jetë një udhëtim emocionues në botën e televizionit, me seriale intriguese, show spektakolarë dhe ngjarje të papritura që do të mbajnë audiencën të lidhur me ekranin.
Një emision tjetër i përditshëm në Tv Klan është edhe “Shije Shtëpie” me moderatoren Katerina Trungu. Shumë të ftuar dhe receta pa fund.
Emisioni ivestigativ Stop do të nis po nesër në Tv Klan.
Vizion Plus vazhdon traditën e mëngjesit me emisionin 7pa5 me moderatoren Alma Çelaj.
“Fake Off” me Agron Llakaj dhe Xhevair Zeneli rikthehet po në të njëjtin orar nga nesër.
Java e parë e sezonit në Top Channel fillon me Wake Up nga e hëna në të premten, programi ku zgjimi shoqërohet me humor, muzikë e biseda të paqme.
Shqipëria Live, një program i përditshëm edhe ky, që sjell Shqipërinë në shtëpitë tuaja me aktualitetin e historisë njerëzore.
Aktualiteti mbi kronikën do të vazhdojë me Top Talk, me prova, dëshmi, dhe çështje të temave të ditës.
Një tjetër format që nuk do të mungojë në TC është edhe “Ftesë në 5′ me personazhe të momentit, histori njerëzore dhe aktualitet.
Fiks Fare , programi i parë investigativ në median shqiptare prej shumë vitesh pasqyron realitetin tuaj.
Debati politik do të vazhdojë të jetë pjesë e TC si gjithmonë me Top Story me Grida Dumën. Tre herë në javë, të hënën dhe të enjten në orën 21:00, si dhe të mërkurën në orën 22:00.
Procesi Sportiv fton të gjithë sportdashësit për të ndjekur të papriturat, komentet dhe reagimet, rreth sportit më të bukur në botë, por edhe sporteve të tjera.
E mërkura “prime time” i lë vend “Inside Story”. Dokumente investigative me hetime të thelluara rreth ngjarjeve të caktuara.
E shtuna premton argëtim dhe art për të gjithë ju. Artkand sjell sërish artet e bukura pranë jush, tashmë i konsoliduar pas qindra ankandeve që prej artit bashkëkohor, modern, impresionist e deri tek mjeshtrat e vjetër.
Po të shtunave Hipokrati, mbi jetën tonë, programi i mjekëve dhe risitë e njerëzve.
“Punë pa Teka” është cikli i raportimit të gjithëpërfshirës për të treguar sekretet e profesioneve të ndryshme.
“Se luan Topi” vijon t’ju shoqërojë me rrëfimet emocionale të personazheve të njohura që sjellin jetën e tire me ca të pathëna.
Cikli i dokumentareve Gjurmë Shqiptare të shtunën mbrëma do të tregojë një Shqipëri të fshehur, historitë e përhumbura dhe të vërteta të paharruara ndër vite.
E diela e takon “Vitrinës së Librit” me përzgjedhjen e titujve më interesantë dhe intervistave kushtuar atyre si dhe ciklit të raportimit Exclusive si thellim i aktualitetit, historisë, kulturës dhe sportit.
Java e dytë e shtatorit shton programet për ju edhe me programin e përditshëm “Në shtëpinë tonë” i rikonceptuar me një skenografi moderne dhe me kryefjalë jetesën e mirë, konsumatorin dhe recetat e shijshme. Si dhe me dy moderatorë të rinj, Albanin dhe Julkën.
Një tjetër emision i dashuri i mëngjesit do të nis transmetimin të hënën. Në Report Tv, “Rreze Dielli” me moderatoren Niki Kolka dhe shefen e kuzhinës Albana Mancja, të cilat na premtojnë një sezon plot surpriza dhe receta te veçanta.