Gjatë sezonit veror Top Channel ishte televizioni lider në prodhimin e programeve të reja dhe tepër të shikuara. Vazhdon të mbetet lider dhe prodhuesi më i madh i lajmeve të vërteta dhe në interes të publikut.
Prej dy shtatorit Top Channel ka nisur sezonin e ri televiziv. Ky sezon sjell 31 prodhime televizive nga autorët, gazetarët, moderatorët dhe një stafi gjigand teknik.
Top Channel është televizioni me numrin më të madh të studiove që në çdo orë të ditës prodhojnë programet tashmë tradicionale dhe të konsoliduara si Portokalli, Fiks Fare, The Voice apo edhe programet e reja të cilat kanë zënë vendin e tyre të padiskutueshëm në tregun televiziv.
Në nisje të këtij sezoni të ri ne kemi përgatitur një kartolinë me të cilën përshëndesim të gjithë shikuesit tanë besnikë.
Marrë Top Channel