Ka filluar procesi gjyqësor ndaj zviceranes 76-vjeçare, e cila më 21 mars të vitit 2019 kishte vrarë me thikë kosovarin shtatëvjeçar Ilias, shkruan gazeta Blick.
Në fillim të procesit, e akuzuara 76-vjeçarja Alice F., nuk i ka kërkuar falje prindërve të Iliasit, pasi ka thënë se për atë që ka bërë nuk ka të falur.
“Unë nuk i kërkoj falje prindërve, pasi nuk ka falje për këtë. Nuk i kërkoj falje këtyre njerëzve. Por mund të them se më vjen keq”, ka thënë Alice.
Prindërit kanë qarë në fillim të seancës. Alice F. ka treguar se ajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Por se thikën e kishte çdo ditë me vete. Pala mbrojtëse ka dal me argumente se e akuzuar vuan nga probleme psiqike.