Nga sot në Greqi hyn në fuqi vendimi për pezullimin nga puna të të gjithë mjekëve dhe pjesëtarëve të tjerë të pavaksinuar të stafeve spitalore.
Mediat greke shkruajnë se pritet që vendimi të sjellë kaos në sistemin spitalor, pasi me mijëra mjekë nuk kanë pranuar të vaksinohen ndaj koronavirusit.
Por qeveria ka planifikuar zëvendësimin e tyre të menjëhershëm me mjekë nga spitalet private.