Sezoni i ri i programit të mëngjesit Wake Up në Top Channel nis nesër në orën 07.00 për të na shoqëruar çdo fillim dite me informacionet dhe te ftuarit special.
Sezoni i ri i Wake Up vjen me ndryshime jo vetëm në studio por edhe në prezantim. Ndryshe nga vitet e kaluar Eno Popi këtë vit nuk do të ketë më përkrahë mikun dhe kolegun e tij Ledion Liço por gazetaren e njohur Mira Kazhani, e cila do të vazhdoje të mbetet në Top Channel, pas suksesit të saj si opinioniste e edicionit të fundit të Big Brother Albania. Me një buzëqeshje si ajo e Mirës dhe pozitivitetin që vetëm ajo di të përcjell dita do të nis patjetër bukur për të gjithë ju që do të zgjidhni Top Channel çdo mëngjes.