Ka çelur sot siparin Kënha Magjike 2021.
Këtë të dielë janë prezantuar 3 artistët e parë “BIG”, nga të cilat dy duete dhe një solo.
E para që çeli siparin e këtij edicioni të festivalit ishte Marjona Metohu, e cila edhe këtë vit u prezantua me një baladë, e cila mban titullin “A isha”.
Ka marrë vëmendjen e të gjithëve sot rikthimi pas 18 viteve në skenën e Kënga Magjike i kantautores Fitnete Tuda, e cila për herë të parë erdhi në një duet me djalin e saj Don Duli, të titulluar “Kur buzëqesh”.
Kënga e fundit e prezantuar këtë të dielë mban titullin “S’më vret”, një baladë shumë e ndjerë e dy artistëve Xhesika Polo & Klint Çollaku.
Po ashtu, janë përzgjedhur edhe konkurrentët e parë nga kategoria “New Artist”. Këtë vit juria përbëhet nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Finalja e Kënga Magjike 2021 do të mbahet në 29 maj. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë vit festivali do të ketë të gjithë artistët pjesëmarrës, me qëllimin për të nxitur artistët dhe për të mbajtur gjallë magjinë e këngës shqipe. Fituesi i çmimit të parë do shpërblehet me 500.000 lekë, ndërsa 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë.