R2-D2 ANA Jet, kështu është dhe brandizuar aeroplani Star Wars i flotës japoneze All Nippon Airways, përkatësisht është fjala për një Boeing 787-9 Dreamliner. Aeroplani i ri na kujton pamjen e robotit të njohur të filmit RD-D2, me shumë dritare anësore me ngjyrë të kuqe. Gjatë fundjavës së kaluar, Boeingu ështe ngritur në fluturim për rreth njëzet minuta në qiellin e Tokios, një dhuratë kjo për fansat e sagës që pas publikimit trailer-it të parë, mezi po presin premierën e filmit të ri Star Wars: The Force Awakens. Më pas kompania All Nippon Airways filloi imbarkimin e pasagjerëve të parë për fluturimin e parë zyrtare drejt Vankuverit, ku padyshim kishte te tjere fansa të ngazëllyer për këtë risi.
Më poshtë do të gjeni një foto galeri dhe trailer-in e filmit.
Trailer | Star Wars: The Force Awakens