Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit Najada Çomo kanë marrë ditën e sotme dozat e dyta të vaksinës kundër Covid-19, në ambientet e sadiumit kombëtar “Air Albania”. Gjithashtu, nga radhët e mjekëve që janënë linjën e parë të luftës me koronavirusin, ka marrë injeksionin e dytë edhe Tritan Kalo, ndërsa mjeku Pëllumb Pipero mungon sepse është i prekur me Covid-19. Edhe mjekët e pjestarët e tjerë të stafit shëndetësor po marrin injeksionet e dyta.
Para se të merrte dozën e dytë, Rama u pyet nëse kishte pasur efekte anësore apo temperaturë pas marrjes së dozës së parë. Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk kishte pasur asnjë efekt anësor. “Nuk kam pasur asnjë efekt, zero efekt, as temperaturë, asgjë”, tha kreu i qeverisë.
Ndërkohë po sot ka nisur edhe cikli i parë i vaksinimit për mbi 1000 persona të tjerë me dozat e reja të ardhura nga “Pfizer”, kryesisht persona me moshë të thyer.