Nisi sot rrugëtimin e tij emisioni më i ri investigativ në tregun mediatik shqiptar, emisioni “Boom” në Ora News, nën firmën e producentit Ylli Ndroqi dhe moderimin e dy figurave të dashura të ekranit shqiptar Fiori Dardha dhe Rozana Radi dhe autore Mimoza Picari.
Një investim për të vërtetën, që në natën e parë u fokusua përmes kamerave të fshehta, dokumentave dhe intervistave të udhëheqësve politikë në të dyja kampet në degradimin e Korpusit të Qytetit Studenti, atu ku lindi demokracia Partia Demokratike dhe thirrja e “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Surpriza e këtij emocioni ka qenë edhe presenza në studio e dy balerinëve Majlajdo Gala dhe Emigen Cenaj, që ndryshe nga dy emisionet konkurente, shoqërojnë dy prezantueset gjatë intervaleve me performancat e kërcimit.
Emisioni “BOOM” premton të jetë shpërthyes dyersh të mbyllura dhe veshësh të shurdhuar ndaj shqetësimeve, akteve korruptive dhe halleve të shqiptarëve.
Puna për këtë emision që e çon Televizionin Ora News në një dimension tjetër me publikun shqiptar ka nisur prej 3 muajsh dhe tani janë përgatitjet e fundit përpara fillimit të transmetimit ditën e hënë.
Në vazhdim mund te shikoni pjesen e pare te emisionit.