Nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit nis edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’. Surpriza e parë e zbuluar nga prezantuesit është se sot do të hyjnë 20 konkurrentë dhe jo 14 sa ishte paralajmëruar më herët.
Opinionistë të këtij viti do të jenë: Anita Muçaj – Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane.
Disa nga konkurrentët thuhet se janë: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Shqipe Hysenaj, Azem Gagica, Edona James etj.
Veç kësaj, do të ketë dhe një ‘Big Talk Kosova’ me drejtuese të programit ish-banoren e Big Brother VIP, Mbresa Hajrullahun.
Kujtojmë se edicionin e kaluar fitues u zgjodh reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi. Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ndërkohë BBVK mund të ndiqet live në Youtube.
Marrë nga iconstyle.al