Niko Komani ka zbuluar më shumë detaje rreth performancës së Ronela Hajatit në “Eurovision”. Këngëtarja do të na përfaqësojë me këngën “Sekret” ndërsa ka premtuar se do të shkaktojë shumë zhurmë. I ftuar në “FriendZone”, stilisti tha se performanca do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i RTSH-së.
Ai zbuloi se Ronela do të ketë një performancë më energjike dhe se për koreografinë po kujdeset Klaudia Pepa. “Është totalisht diçka tjetër. Do të jetë diçka tepër moderne. Do të jetë një Ronela bombastike, do të kërcejë më shumë se tek festivali. Ronela do të “çmendet”. Klaudia Pepa po merret me koreografinë.
Performanca nuk do të ketë asnjë lidhje me performancën që pati në festival. Është një koncept ndryshe. Për veshjen finale ende nuk kemi arritur në përfundim sepse janë katër veshje dhe do të shikojmë se cila është idealja.”, tha Niko. Ai zbuloi dhe një pjesë nga look-u i Ronelës në klip që pritet të publikohet nesër.
Ronela ka zbuluar disa pamje nga klipi por disa paraqitje i ka lënë surprizë. Në foton që ndau për FriendZone, Ronela vjen si një mbretëreshë.