Skualifikimi disa javë para finales në “Dancing…”, nuk e dekurajoi Niko Komanin, përkundrazi e bëri atë që të dashurohej edhe më tepër me kamerat edhe me ekranin e televizionit edhe pse në shtëpi nuk e ka një të tillë. Fashion-isti simpatik, do të shfaqet tani gjithmonë në ekran, duke mos u ndarë më prej tij.
InfoMedia Albania ka arritu të zbulojë se Niko, do ketë rubrikën e tij speciale rreth modës pikërisht në emisionin “Gossip Girl” në televizionin më të ri IN TV, i cili do të moderohet nga Alba Çobaj, ku pritet të ketë një shikueshmëri relativisht të madhe nga publiku i ri.
IN TV, është emri i ri i ish-televizionit shqiptaro-grek MAD TV që u formatua disa ditë më parë duke marrë krejtësisht ndryshime rrënjësore.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim.