Ndonëse na ka munguar prej kohësh në intervista, Nik Xhelilaj ka zgjedhur që të na i rrëfejë të gjitha në emisionin e përjavshëm, “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon në Top Albania Radio.
Edhe pse kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë artistët dhe ekipet e xhirimeve kudo në glob, aktori i njohur ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e tij.
Që prej marsit të vitit të ardhshëm, Nik Xhelilajn do të kemi mundësinë ta shohim në Amazon Prime.
“Kam një projekt që del në Amazon Prime”, – u përgjigj Niku, i pyetur për projektet e tij të reja në Gjermani. “Kam një rol, si të thuash, jo protagonist, po është në çdo episod dhe është një serial që është i bazuar në një libër kult te viteve ’70-’80 në Gjermani, ‘We Children From Bahnof Zoo (Ne Fëmijët e Stacionit Bahnof)’”
Më pas, Xhelilaj ka treguar: “Historia trajton një lloj grupi adoleshentësh, gjatë viteve të vështira të Gjermanisë Perëndimore, ku futeshin substancat narkotike në lojë… Unë kam rolin e një Dj të famshëm aty. Personazhi im shikohet në dy anë, edhe dj i diskos edhe vdekjen, duke qenë se si Dj unë shoh edhe të rinjtë të humbin jetën nga substancat narkotike. Është trajtuar në mënyrë interesante Do të dalë nga muaj Mars dhe producentët kanë në mendje një sezon të dytë!”
Duke marrë parasysh sukseset në projektet e kaluara, mezi po presim ardhjen e muajit Mars që të kemi mundësi të shohim një tjetër sukses të Nik Xhelilaj.