Pas suksesit të bujshëm në festivalin e Venecias, ku Nicole Kidman fitoi çmimin prestigjioz “Coppa Volpi” për aktoren më të mirë, filmi “Babygirl” pritet të dalë në kinema në dhjetor.
Filmi, i drejtuar nga Halina Reijn, sjell një thriller erotik të skandaloz, ku Kidman luan Romy-n, një administratore e një kompanie të madhe, e cila fillon një lidhje të fshehtë me një asistent të ri, Samuel, të luajtur nga Harris Dickinson. Lidhja e tyre vë në rrezik jo vetëm karrierën e saj, por edhe familjen e saj. Në film, gjithashtu interpretojnë Antonio Banderas dhe Jean Reno, me Banderas në rolin e burrit të Romy-t.
Filmi eksploron dimensione të thella të seksualitetit dhe vetëzbulimit përmes një lenteje të fortë psikologjike, duke sjellë një performancë mbresëlënëse nga Kidman që tashmë ka marrë vlerësime të larta nga kritikët.
“Babygirl” do të jetë në kinema nga dhjetori, duke premtuar të jetë një nga filmat më të diskutuar të vitit.