Reperja foli në një intervistë në YouTube me Joe Budden, ku shprehu se është refuzuar nga West për një bashkëpunim me linjën e tij të veshjeve.
Gjatë intervistës Minaj tregoi se i propozoi reperit të bënin një linjë femërore të markës “Yeezy” pasi ajo kishte firmosur një marrëveshje me “Fendi-n”.
“I thashe: Shiko, unë jam gati të bëj diçka dhe thjesht doja të sigurohesha që të flisja me ty fillimisht”, shprehu 39-vjeçarja duke shtuar se përgjigja e West ishte: “Epo, nëse do të bëja diçka me ty, mendoj se gruaja ime ndoshta nuk do ta pëlqente atë ide. Nëse do të bëja një version femëror të Yeezys apo çfarëdo tjetër, ndoshta do t’i shkonte gruas sime.”
Biseda për linjën e modës, e cila u zhvillua para ndarjes së West dhe Kardashian, e bëri Minaj të pyeste veten se pse dikush që “ishte shumë i suksessëm në industrinë e modës ku hyri me vështirësi”, do t’i mohonte një ylli tjetër të muzikës me ngjyrë të njëjtin shans.
“Pra, nëse një femër repere me ngjyrë që ju e njihni sapo ka treguar se është e duke u futur në atë hapësirë (boten e modes), dhe ajo është nga Fendi, atëherë kur vij te ju si një zezak, po e bëj sepse më frymëzove, sepse thatë se industria e modës nuk donte të na lejonte të hynim, edhe pse ne jemi kaq me ndikim.”, tha reperja.
Më tej, duke e bërë të qartë se po e kuptonte situatën, këngëtarja shtoi se nuk e dinte se çfarë mendonte ndonjëherë Kardashian për këtë ide pasi nuk ishte e përfshirë në diskutim.