Avokati Spartak Ngjela i ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News ka reaguar për vendimin e ISHSH për ndërprerjen e sinjalit të RTV Ora.
Ai thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ku për më tepër shpjegon hapat që duhen ndjekur deri në mbylljen e transmetimit të një televizioni.
Përderisa këto hapa nuk janë ndjekur, atëherë gjithçka është e kundraligjshme, tha Ngjela gjate intervistes me gazetaren Matilda Mcini.
Ngjela: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse është e kundërligjshme. Arrita në konkluzionin se kot shqetësoheni. Kryeministri e di ligjin si skuadër basketbolli lagjesh. Vendimi për mbylljen e aktivitetit ka ardhur nga organizata e shëndetësisë. I vetmi autoritet që ndalon me ligj transmetimin tuaj është AMA. Nëse ekziston një tjetër ligj sekondar se ju keni rënë ndesh me rregulloret që kanë të bëjnë me epideminë, ai duhet t’i drejtohet OSHMA-së. Më pas kjo e fundit duhet t’ja cojë Këshillit të ankesave. Në Këshillin e ankesave bëhet një proces gjyq. Secili paraqet arsyet, dhe vendimi i këshillit shkon prapë tek OSHMA dhe ajo ja dërgon AMA-s. Kjo e fundit bën prapë proces. Më pas ndërpritet transmetimi. Dhe pas kësaj ti ke të drejtë t’i drejtohesh gjykatës. Transmetimin nuk ua ka ndërprerë njeri pasi me sa di unë nuk i është drejtuar as OSHMA-së dhe as Këshillit të Ankesave.