Fotografitë e aktores Kristen Stewart duke interpretuar rolin e princeshë Dianës në filmin e ri “Spencer”, janë bërë virale.
Flokët, postura, veshja dhe grimi i Kristen Stewart i kanë dhënë asaj një pamje krejtësisht të re dhe një ngjashmëri thuajse të frikshme me “princeshën e popullit”.
“Eshtë një nga historitë më të dhimbshme që ekziston dhe nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n. Dua ta njoh atë në detaje! Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here”, shprehej më herët aktorja.
Filmi “Spencer” do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë.
Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhi në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.
Kristen Stewart