Mbrëmjen e së dielës, objekti i “Top Channel” u godit me një breshëri plumbash, ku mbeti i vdekur një punëtor i sigurisë.
Pas kësaj ngjarje tragjike të paprecedentë në ndonjë televizion, reagimet ishin të mëdha, ku edhe është dënuar ky sulm që po konsiderohet “terrorist”.
Edhe pse ende nuk dihen arsyet që dërguan deri tek kjo ngjarje, në opinion po flitet se është kërkuar mbyllja e “Big Brother VIP Albania”.
Përkatësisht, gazetari, Artan Hoxha, ka thënë se kompania “Endemol” që lëshoi patentën e këtij formati ka kërkuar mbylljen e tij.
Lajmi.net i ka dërguar pyetje kompanisë së të drejtave të formatit “Big Brother”, për t’i pyetur nëse ata janë në dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Top Channel” dhe a kanë kërkuar mbylljen e formatit shqiptar.
Edhe pse kanë kthyer përgjigje, ata kanë refuzuar të flasin në lidhje me këtë.
“Kam pranuar emaili-n tuaj lidhur me Top Channel dhe Big Brother. Ne nuk e komentojmë situatën e ndodhur”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por ata kanë lënë të hapur mundësinë se lidhur me ngjarjen mund të ndryshojë vijueshmëria.
“Nëse ndryshon diçka mbi situatën, do të ju njoftojmë”, kanë shkruar tutje ata në përgjigjen dhënë.
Një veturë e tipit “Range Rover” e një kosovari u përdor nga autorët në rastin e vrasjes, e siç bëhet me dije, vetura është vjedhur nga Ramadan Makolli.
Në vitin 2020, në media ishin publikuar e vjedhjes së veturës luksoze në oborrin e hotelit ku po qëndronte Makolli, i dëmtuari Makolli ka thënë ndërkaq se vetura i është vjedhur nga pronari i hotelit ku po qëndronte për pushime.
Natën që u dëgjuan krismat, ishte Qetsori, Kristi dhe Nita që dëgjuan teksa qëndronin në oborr. Këto krisma i kishin shqetësuar ata, pasi të shtënat ishin shumë pranë shtëpisë së “BBVA”, dhe u dëgjuan me të madhe.
Madje ishte pikërisht Qetsori ai i cili ishte i saktë ku u shpreh se ishin të shtëna kallashi.
Mbrëmjen e kaluar në “Top Channel” nuk u mbajt spektakli i “Big Brother” si herave të tjera, për shkak se dje u shpall ditë zie, por ata e panë të detyrueshme që banorët t’i informojnë lidhur me ngjarjen.
Produksioni ua la në dorë banorëve të vendosin nëse duan ta vazhdojnë lojën e tyre, apo të bëhet një finale e parakohshme.
Ata u tronditën pas pamjeve që panë dhe ato që dëgjuan, dhe u shprehën se nuk do të donin të ishin ata shkaku i kësaj ngjarje tragjike.
Banorët do të mendojnë deri të shtunën lidhur me vendimin e tyre, si dhe do u lejohet secilit të kontaktojnë familjarët e tyre për një bisedë të shkurtër.
Kujtojmë se ky “Big Brother VIP Albania” njoftoi javën e kaluar se finalja e madhe shtyhet deri me 6 maj, për shkak të shikueshmërisë që ky format ka.