Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë. Mësohet se një 32 vjeçar me inicialet L.I ka prerë damarët dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia në njoftimin paraprak bën tregon se dyshohet se 32 vjeçari ndodhej në kushte të rënduara psikologjike. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë zbardhur.
Informacioni paraprak nga policia.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë (e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.