Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në Kamzë, ku pati dhe të shtëna me armë zjarri.
Kështu, uniformat blu bëjnë me dije se personi që kërcënoi me armë policinë është Ronald Kryemadhi.
Ky i fundit është vetëdorëzuar pas 30 minutash.
Fillimisht efektivët i kanë shkuar në banesë për ta shoqëruar në Gjykatë, por janë përballur me refuzimin e tij.
Forcat RENEA bënë rrethimin e banesës dhe i kërkuan Kryemadhit të vetëdorëzohej, thirrje të cilës ai iu përgjigj me refuzim. Pas negociatave disa minutëshe, Ronald Kryemadhi është vetëdorëzuar te Forcat Speciale, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë Kamëz
Autori kanosi me një armë zjarri pistoletë forcat e rendit, duke refuzuar shoqërimin për në Gjykatën e Tiranës, e cila kishte kërkuar shoqërimin e detyrueshëm të tij.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.