Sulmi terrorrist në koncertin e Ariana Grandes që la të vdekur 22 persona në 2007/ Zbulohen detaje të reja: Mund të ishte parandaluar
Ngjarja e tmerrshme që ndodhi në koncertin e Ariana Grandes në vitin 2007 ku vdiqën 22 persona, vazhdon ende hetimet e saj.
Sipas hetimeve rezulton se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse ‘MI5’ do të vepronte me informacionet që kishin marrë rreth terroristit 22 vjeçar katër ditë para tragjedisë së Manchester Arena.
“Kam arritur të gjej një mundësi të humbur për të ndërmarrë veprime që mund të kishin penguar sulmin,” tha gjykatësi i çështjes John Saunders, i cili tashmë ndodhet në pension.
“Unë kam arritur në përfundimin se ka pasur të paktën një periudhë gjatë udhëtimit të Salman Abedi drejt ekstremizmit të dhunshëm kur ai duhej të ishte referuar,” tha Saunders.
Nëse MI5 do ta kishte konsideruar Abedin si një kërcënim më të lartë, oficerët mund të kishin parandaluar tragjedinë pasi ai mund të ishte ndaluar pikërisht ditën kur arriti në aeroportin e Mançesterit nga Libia katër ditë para ngjarjes tragjike të 22 majit.
Lady Gaga rikthehet fuqishëm me këngën “Disease” – paralajmëron albumin e ri
Lady Gaga at the premiere of 'Joker: Folie a Deux.' Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic/Getty Images Lady Gaga ka publikuar këngën e saj të...