Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka bërë një rrëfim në lidhje me jetën e saj personale dhe karrierën ndër vite, ku ka treguar se së shpejti do të sjellë një këngë solo.
Jonida për ‘Pushime On Top’, tha se për momentin ndihet e plotësuar dhe e qetë me veten, ku theksoi “rëndësi ka të nisësh ditën me pozitivitet”.
Lidhur me dashurinë, artistja tha se ka vendosur të jetë më diskrete edhe pse më herët ka rrëfyer çdo gjë për mediat rozë por jo vetëm.
Muzika?
Muzika është dashuria ime e parë, por dhe ekrani më pëlqen. Unë mbetem tek kategoria e këngëtarëve që muzikën e bëj për fansat e mi, së shpejt do vij edhe me një këngë solo.
Çfarë ka ndryshuar tek ty, a je e lumtur?
Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur përjeton disfata.
Zemra si është?
E rëndësishme është që të jesh diskret me jetën personale, më herët gjithçka që kam dashur kam shprehur dhe nuk e kam vrarë mendjen, por tani që jam nënë mendoj të jem më shumë private. Jeta nuk është vetëm Instagram, por e rëndësishme është që unë jam në paqe me veten.
Nëse varesh nga një qenie tjetër je e groposur…
Saherë mund të dashurosh në jetë?