Lubonja ka thënë se ka ngelur pak e zhgënjyer nga Big Brother Vip sepse ka dhënë më shumë seç duhet brenda shëtpisë.
‘’Më vjen keq shumë në momentet kur jep shumë nga vetja, që iu beson, që iu ke ndenjur pranë në momente të vështirë për lojë, për momentet që kalojnë njerëzit dhe këtë miqësinë ta kthejnë në boomerang. Kjo është gjëja që mua më vret më shumë dhe po të rri ftohtë, do jem më mirë sesa kur jap. Zhgënjimi vjen në momentin kur ti jep maksimumin dhe ke mbajtur shumë ekuilibra. Ti ke dhënë gëzim, atmosferë jo që e lehtë për mua dhe mentalitetin tonë. Pastaj njerëzit dhe shumë gjëra të diskutohen në ato nivele që ti nuk pret. Nuk them se është zhgënjim, pasi zhgënjimi për mua është diçka shumë e madhe’’, tha Monika gjatë intervistës.
Ajo që u përfol gjatë dhe që u komentua më së shumti ishte surpriza që iu bë aktores nga parashutisti, Arbër Xhaja. Madje, këngëtari i njohur Elgit Doda bëri edhe një këngë për ata të dy. Lubonja ka treguar se i ka bërë kërkesë Arbanës në dhomën e rrëfimit që të takohej me të.
‘’Ajo ishte diçka platonike sepse ajo rrodhi sepse po vinin shumë parashuta. Donaldi, Dagzi dhe Iliri kanë bërë këtë bisedën që t’i sjellim një pilot. Piloti e kishte dëgjuar dhe kishte ardhur plotësisht rasësisht. Ajo gjëja që e bëri qesharake ishte sepse pak gjen njerëz kaq të mirë kur ti je e izoluar, të japin një lloj drite jeshile. Unë me të vërtetë kam qënë shumë e lumtur kur erdha parashutë dhe jam ndier si fëmijë. Madje, i thoja edhe Arbanës në dhomën e rrëfimit që dua të takohem me pilotin sepse realisht përderisa ai e bëri diçka për mua, erdhi vetë dhe u afrua për asnjë gjë monetare. Ardhja e Arbit ka gjëja më e bukur në atë shtëpi’’, është shprehur ajo.
U aludua nga publiku se piloti dhe aktorja mund të kishin një romancë së bashku. Monika ka thënë që gjithçka që ka bërë dhe e ka thënë ka qënë në kuadrin e shakasë.
‘’Unë nuk e kisha ndërmend të kisha një lidhje më të. Ato ishin gjëra qesharake që unë i bëja me banorët e shtëpisë sepse duhet të ishim të gëzueshëm. Vetë jeta bjonë aty u bë stresante dhe të mos kishim këto copëzat e humorit’’, tha aktorja.
Balerini i njohur dhe njëkohësisht fituesi i këtij ‘’Big Brother Vip’’, Iliri Shaqiri bëri një deklaratë para disa ditësh që u komentua shumë. Ai tha se Monika nuk është në shinat e arsyes. Sakaq, aktorja e cilësuar balerinin se ai është në delir.
Moderatorja e emisionit e ka sfiduar aktoren ta marr në telefon Ilirin dhe t’ia thotë live këtë , por rezultoi që Monika nuk ia kishte numrin Ilir Shaqirit.
Supriza e Lubonjës që mori disa fustane u kriktikua si e padrejtë nga publiku duke qënë se mbrëmjen e PRIME shumë nga banorët morën surpriza shumë të mëdha. Donaldit iu ofrua një emision bashkë me vëllain e tij, Beniada gjithashtu kishte marrë më parë një ofertë për të qenë prezantuese në një emision, Einxhel nga ana tjetër do moderojë një emision, Iliri u bë imazh i Digitalb për mos të folur për Arjolën të cilës iu bë dhuratë një shtëpi me çmimin dyfish më shumë se fituesi. Aktorja ka shtuar se ajo ka pasur dëshira të tjera sepse ka pasur dëshirë të kishtë një emision me fëmijë dhe ndërtimin e një teatri.
‘’Unë mendova se do të kishte një surprizë tjetër dhe unë do ta them pak me modesti, por unë kam qënë vajzë e vetme edhe kam qënë e mirëmbajtur që në fëmijërinë time, plus pasionit që unë kam për veshjen, nuk ishin se ato veshjet do të bënin diçka ose do shënjonin ndonjë gjë. Ishte çdo gjë në humor. Kur i pashë aty me një mospërfillje dhe unë e njoh shumë mirë televizonin dhe kam dashur ta ndihmoj produksion duke mos bërë skena në mes të publikut’’, deklaroi Lubonja.
Në fund, Monika ka folur edhe për raportin miqësor me aktoren Arjola Demiri. U përfol se miqësia mes tyre ishte krisur, por Lubonja tha se kanë po të njëjtën miqësi që kanë pasur brenda.
‘’ Mes meje dhe Arjolës ekziston ajo shoqëria që ka qënë aty brenda. Nuk ka pasur një shkak që ne të mërzitemi dhe aq më tepër kur i them mik njeriut, ia them me zemrën. Gjendja emocionale e imja dhe e Arjolës, unë edhe sot që erdha këtu nuk isha në momentin tim që të përballem me post Big Brother edhe me komentet e mira dhe me njerëz që të duan. Akoma ne te dyja nuk e kemi marrë veten, por ne nuk është se nuk kemi pasur biseda”, tha ajo.