Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, edhe pse në arrati, ka qenë në vëmendjen e mediave këto kohë jo për këtë fakt, por për rrjedhën e re që ka marrë jeta e saj.
Këngëtarja, është martuar me biznesmenin Fisnik Syla, ku pak ditë më parë, publikuan dhe fotografi nga ceremonia madhështore e dasmës.
Ndërsa së fundmi, duket se dyshja po shijon muajin e mjaltit në një vend ekzotik, ku këngëtarja nuk ka ngurruar të publikojë foto nga deti e veshur me bikini, e në plan të parë ka vendosur tatuazhet.
“Nga xhungla”, shkruan në njërën prej fotove Fjolla.