Emocione të forta ka përcjellë sot aktorja Arjola Demiri, një nga lojtaret e Big Brother Vip. Ajo ka treguar ngjarjet dramatike që ka kaluar përgjatë këtyre viteve.
Ajo ka treguar për njohjen me ish-bashkëshortin e saj, babain e 3 fëmijëve të saj, divorcin dhe ikjen për azil në Suedi. Aktorja rrëfeu mes lotëve se pas disa vitesh qëndrim në Suedi, vendosi që të rikthehej te familja në Tropojë.
Ndërkohë që depresioni e kishte mbërthyer fortë, Arjola tregoi se kishte tentuar që të hidhej nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Ajo i kërkoi falje publike nënës së saj, për të gjitha sakrificat që ajo kishte bërë për të dhe fëmijët.