Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot mbërriti në Ankara të Turqisë, ku zhvilloi një takim shumë miqësor me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët Rama falenderoi Turqinë dhe Erdoganin për mbështjetjen e madhe gjatë dhe aps tërmetit si dhe gjatë pandemisë.
Më tej, lidhur me marrëveshjet që u firmosës, Rama tha se nënshkroi me Erdoganin Deklaratën për Krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
Kreu i Qeverisë me nota humori tha se kishte vendosur një bast me Erdoganin, për Spitalin e ri Rajonal të Fierit; basti është që do të jetë gati për muaj. Edhe universiteti ITU do të themelohet në Tiranë.
Fjala e plotë
Rama: Falenderoj nga zemra Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim për këtë mikpritje të paharrueshme, dhe pse nuk është hera e parë që e vizitoj Turqinë mike. Në këtë mikpritje ne të gjithë si delegacion mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. I jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe për kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme çështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëherëshëm për mbështetjen e Shqipërisë duke u gjetur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Presidenti ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirës të shumë të tjerëve dhe që më pas u bë e mundur mbledhja e një kontributi të konsiderueshëm. Dëshiroj të thkesoj faktin se solidariteti i Erdoan nuk ishte vetëm kur Turqia ishte mirë vetë, por dhe kur Turqia u godit nga tërmti, dhe nuk vepruan si disa të tjerë që u thanë njerëzve mbylluni në shtëpi mbyllën në shtëpi dhe popullin e tyre dhe ndaluan ndihmat për ata që kishin nevojë. Kjo është domethënëse për ne. Një nga temat e diskutimit sot ishte marrëdhënia mes dy vendeve. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e Erdoganit në situatë kur vende si i yni janë mishërimi i aasaj fjale të Kemal Ataturkut i cili thoshte: Njerëzimi është një trup i vetëm dhe një komb është vetëm një pjesë e këtij organizmi.
Dhe pse Turqia u prek vetë nga tërmeti, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekondë projekti i madh që po realizohet me mbështje e tij dhe nën mbikqyrjen e vazhdueshme të ministrit, mikut tonë Murat, që ka shumë punë këtu në Turqi për të bërë dhe prapë gjeti kohë të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjitha mbledhjet tona. Sot jam krenar që mu dha mundësia që të nënshkruaj këtu me Erdoganin Deklaratën për Krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë strategjik në nivel institucional dhe ndërqeveritar. Ajo që shoh unë është gatishmëria për të ngrituar grupe të përbashkëta. Potenciali është shumë i madh, jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehu gatishmërinë me fjalë dhe me vepra për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë dhe arsimit. Është lajm i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë, pasi ne kemi një zinxhir brezash që janë edukuar këtu në Turqi. Kemi universitetin teknologjik ITU. Ky universitet që është në Turqi do të jetë dhe në vendin tonë. Spitali Rajonal i Fierit do jetë realitet. Bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara, por basti i Presidentit që Spitali Rajonal i Fierit do të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha me shumë qejf ta humbja këtë bast, por që dhe mund ta fitoj. Shumë faleminderit z.President, jam shumë i lumtur për mikpritjen dhe kohën që më vutë në dispozicion, dhe jam i lumtur për darkën bujare që na keni ofruar sonte në këtë ambient të ngrohtë.