“Goca dhe gra” është formati i ri që nis transmetimin nga data 11 shtator në Top Channel. Pjesë e tij janë Tea Trifoni, Fatma Haxhialiu, Olesia Leço, dhe Krista Merkoçi.
Programi i ka bërë të gjithë kuriozë, që kur nisi të përflitej për të në media. Sot, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka treguar disa ditaje të reja, lidhur me emsionin, në një “mini-intervistë”” virtuale me ndjekësit në Instagram.
Ajo ka zbuluar se do të jetë një talk-show, një herë në javë në ekran.
E pyetur për tematikat Tea tha: “Do ketë pafund tematika të ndryshme, duke filluar që nga tema sociale, aktualiteti, beauty, fashion, dashuria, familja, marrëdhëniet, gjithçka…”.
Mes të tjerash, Tea zbuloi se veç katër vajzave, që do të jenë moderatore, do të ketë edhe shumë të ftuar.
Sipas saj, meshkujt do të kenë shumë kureshtje ta shohin, për tu futur pak më shumë në botëkuptimin e femrave. Ndaj, ne na mbetet të presim 11 shtatorin që t’i shohim vajzat në ekran!