Ardit Çuni është një nga banorët më të komentuar deri tani në “Big Brother Vip”. Në një muaj qëndrim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arditi ishte protagonist dhe në qendër të shumë debateve. Ditën e djeshme Arditi ishte i ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, ku zbuloi gjithçka rreth eskperiencës së tij në “Big Brother Vip”.
Duke u ndalur te banorët, ai tha për Donaldin se takimi me Borën e ka rritur shumë në sytë e publikut. I pyetur se me kë banor tjetër nuk do të donte të përballej përveç Donaldit, ai përmendi Arjolën, Ilirin dhe Beniadën.
“Unë nuk kam thënë që ishte strategji, por takimi me Borën, Donaldin e ngriti shumë. Këtë e pashë edhe kur dola. Ishte diçka shumë romantike që u përfol në media. Me të gjithë(mund të përballesha) përveç Ilirit, Arjolës, Beniadës, jo pasi është e fortë kjo e fundit, por sepse nuk doja të gjendesha përballë saj, por dhe Kleidit. Kleidin e mendoja banor të fortë kur isha në shtëpi, ndërsa kur dola kuptova që nuk ishte lojtar i fortë.”
Gjithashtu, një tjetër personazh me të cilin Arditi u përball ka qenë pikërisht Paloma. Pavërsisht marrëdhënies së ndërlikuar mes të dyve, në fund ai ia doli ta falë atë.
Por si kishte vendosur ta jetonte këtë përvojë dhe a kishte ai një strategji, apo ishte gjithçka spontane?
“99% të gjërave do i bëja njësoj sepse kam qenë vetja. Kam luftuar gjithnjë për një ideal dhe njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë ashtu jam nuk impostohem nga kamera. Unë nuk jam masa, gjithmonë kam shkuar kundër masës. Unë mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin aty brenda. Thashethem nuk është të flasësh diçka për dikë të cilit ia ke thënë më parë atë gjë.”-u përgjigj ai.
Ndërkohë, Arditi nuk ka lënë pa përgjigje as deklaratën e Fifit rreth këngës që i ka shkruar pa lekë.