Talk Show politik “TOP STORY” rikthehet në transmetim pas ndërprerjes që detyroi Sokol Ballën të largohej nga drejtuesit e Top Channel.
Duke filluar nga sot, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, drejtimi i emisionit i është besuar Grida Dumës e cila rikthehet në fokusin e ekranit jo më si politikane.
Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.
Duma do të jetë autore dhe moderatore dhe të gjithë jemi kureshtar ta shohim në këtë pozicion të ri.
Ndaj i urojmë shumë suksese!