Tashmë, duke filluar që sot kanali muzikor i dedikuar kryesisht publikut të ri “MAD”, do të ketë ndryshime rrënjësore. Duke filluar që nga emri i tij i cili do të ndryshohet duke kaluar në “IN”, që do të shkaktojë edhe rinovimin e logos, duke mirëpritur një logo të re në ekran.
I gjithë ky ndryshim ndodhi si pasojë e shkëputjes nga bashkëpunimi nga televizioni simotër i “MAD Albania”, “MAD Greece”, gjë që do të sjelli edhe një programacion të ri në këtë televizion.
Ditën e nesërme Info Media Alabania, do të ketë mundësinë që t’ju njohi më gjerësishr me gjithë informacionin e nevojshëm si edhe programacionet e reja, që sigurisht do të jenë shumë fantastike.