Akrepat e orës sot janë kthyer një orë mbrapa, duke shënuar kështu hyrjen në fuqi të orës diellore. Ndërrimi i ndodhi natën e 30 dhe 31 Tetorit, kur akrepat janë zhvendosur nga ora 3:00 në 2:00.
Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit që do të thotë edhe një orë më shumë gjumë, por pasdite do të errësohet më shpejt.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 Mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.