Nga sot deri në datën 31 maj do të lejohet hyrja e punëtorëve sezonalë shqiptarë në drejtim të Greqisë nga ora 08:00-16:00. Lajmi është njoftuar nga autoritete greke, sipas të cilave këta shtetas do t’i nënshtrohen më parë një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.
Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë, përfshirë shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë.
Njoftimi i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Sqarojmë se kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.
Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.