Hysen Ramaj, ish-konkurrenti i “Për’puthen” bëri bujë të madhe këtë sezon, pavarësisht se ndenji pak në program.
Ai u prezantua si ish-i dashuri i Alvisës, për të treguar më pas se u rilidhën gjatë programit e për ta akuzuar për tradhti me Bashkimin. Alvisa nga ana tjetër e quajti dhunues e shatazhues.
Nga skandali i rrjedhjes së pagave, portalet rozë qarkulluan lajmin se Alvisa paguhej nga bizneset e Hysenit.
Hyseni tha se të dhënat janë të datave Janar-Prill 2021 dhe se tashmë Alvisa nuk paguhet, sepse vetëm ai që punon paguhet.
Përsa i përket gomave të makinës që janë çarë, Hyseni nuk mohon ta ketë bërë këtë gjë, por tregon se makina ishte e tij dhe jo e Alvisës.
Ai gjithashtu ra dakord me fjalët e Arjanit, i cili ka thënë se po të ishte Hyseni në program ai do dilte çift me Alvisën, por u nda me të, sepse ajo e tradhtoi.Gjithashtu tregoi se i ka ngelur hatri me Arjanin.
Për Bashkimin dhe Alvisën Hyseni preferoi të mos fliste.
Ai akuzoi produksionin, veçanërisht Olsa Muhametin dhe Bora Zemanin, e cila sipas tij ka thënë se Alvisës i ka ardhur një mesazh e video shantazhuese në celular, provë e cila nuk doli kurrë.Ndërsa është i bindur se ideja për të dhënë se Hyseni është dhunues ishte e Olsës për ta mbajtur Alvisën ende në program, pavarësisht mashtrimeve.
Hyseni pretendon se ka shumë prova kundra produksionit, por se nuk u mor më me këtë çështje, pasi dikush, i cili ka ndërruar jetë ia la amanet këtë gjë.
“Nuk kam përdorur dhunë kurrë. Publiku është gjykatës i pakorruptueshëm, por varet sesi i interperton dhe sesi i kupton. Secili ka të drejtën e vetë. Kush e dëgjon me vëmendje fjalën time dhe kush ka ndjekur emisionin e di që unë jam me të drejtën. “,- Hyseni.