Kohët e fundit në media është raportuar për një krisje në miqësinë mes Erion Isait, Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut. Ky i fundit pak javë më parë i mohoi këto zëra ndonëse pranoi se tani nuk takohen më aq shpesh sa më parë për shkak të angazhimeve të ndryshme. Sakaq, sot rreth raportit të tyre ka folur edhe Erioni.
Ai ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Alban Musën ku ka folur për karrierën e tij në skenë dhe në politikë. E po ashtu, ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një zënkë me Olsin dhe Besin duke thënë se raportet i kanë njësoj dhe se gjithçka u mbyll pasi morën drejtime të ndryshme.
“Me Besin kam 17 vjet dhe nuk janë pak. Dje u takuam se kishte një aktivitet personal, u takuam me Besin dhe Olsin. I kemi raportet njësoj, mbyllja e rubrikës në ‘E diela Shqiptare’ erdhi natyrshëm se unë zgjodha drejtim tjetër, Besi zgjodhi drejtim tjetër, Olsi po ashtu. Nuk janë të vërteta çfarë thuhet në portale”.
Gjatë intervistës Erioni tha se me Jul Dedën ka patur disa përplasje virtuale për shkak të bindjeve të ndryshme politike.
“Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin”.
Erioni tha se tani ka dëshirë të mbahet mend si kryetari i bashkisë që solli ndryshimin në Ersekë, duke e cilësuar këtë mandat shumë të vështirë lidhur me tërmetin dhe më pas pandeminë.
“U bën tre vite e gjysmë që e kam lënë skenën si aktor por nuk më mungon. Më mungon autorësia e teksteve dhe emisioneve. Dola për 17 vjet çdo të diel dhe nuk më mungon. Për sa kohë nuk të mungon vëmendja mediatike, prej punës ti e merr vëmendjen e duhur. U bën dy vite e gjysmë në krye, një mandate i vështirë se ndodhi tërmeti dhe kryqëzoi bashkinë e Ersekës, më pas pandemia, nganjëherë më duket sikur jam kryetar i emergjenca civile. Mua më pëlqen të kemi debat, se unë e kam ndarë mendjen të mos bëj vetëm punën, po të bëj ndryshim. Do doja shumë që kur unë të iki nga bashkia, njerëzit të thonë pikën ‘a’ e bëri ‘b’”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kur u pyet për familjen ai u përlot dhe tha se i ka hyrë në hak, pasi ka qenë shumë i angazhuar.
“I kam hyrë shumë në hak E’duas, që nuk kam qendruar me të. Në fakt të trejave. Më ke prekur aty ku nuk duhet. Ajo ka lindur 24 shtator dhe unë kam qenë me fushatën, vija vonë në darkë në shtëpi”, deklaroi aktori referuar dy vajzave dhe bashkeshortes.