Në një rrëfim ndryshe, realizuar në ambjentet e Kryeministrisë, Rama do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevziu, tashmë jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë njerëzor.
Që nga jeta në Paris, tek angazhimi i tij i parë në politikë, raportet me të atin dhe drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Çfarë ndodhi më tej në Partinë Socialiste? Marrëdhëniet me Fatos Nanon, raportet me Ilir Metën, synimi për një mandat të tretë dhe raporti me Bashën.
Rama vjen në një fakt në një intervistë të plotë , ku pranon të flasë edhe për marrëdhënien me gratë që hynë në jetën e tij.