Klinikat dentare do të rihapen së bashku me disa kategori te tjera biznesi javën e ardhshme. Shërbimi dentar privat u mbyll thuajse në fillim të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë dhe ka qëndruar kështu për gati dy muaj. Arsyeja është sepse u quajtën si aktivitetet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit. Duke marrë parasysh punën, e cila gjeneron aerosolin në ambientet e klinikave dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me zonën hundë/gojë të pacientëve.
Megjithatë, dentistët prej vitesh ”luftojnë” me mos përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme, madje edhe më të rrezikshme se koronavirusi. Maskat, dorezat, syzet, instrumentat e sterilizuara janë përdorur gjithnjë në klinika, në mënyrë që pacientë të jenë më të sigurtë. Të hënën, nën rregulla akoma më strike dhe kujdes të shtuar, shërbimet dentare do jenë sërish të hapura.
Në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë pacientët që do i drejtohen nga nesër një klinike dentare duhet të zbatojnë këto rregulla:
1. Vendosni xhaketën dhe çantat në sallën e pritjes.
2. Përpara se të hyni në sallë vishni qeset e këmbëve.
3. Respektoni distancën të paktën prej 1 metër në brendësi të sallës së pritjes
4 Lëreni telefonin ose tabletin tuaj jashtë sallës së punës.
5 Lani dhe dezinfektoni duart për të paktën 20 sekonda dhe mos shkëmbeni shtrëngime duarsh me stafin ose mjekët.
6 Evitoni prekjen e çdo objekti (revista, libra, etj.) per sigurinë tuaj.