Pas babait të Einxhel, ka reaguar edhe vëllai i saj, Aloiss, i cili ka folur për “Top Albania Radio”, ku ka treguar si e ka parë lojën e motrës dhe debatin e saj me Donaldin.
I pyetur se si e mësuan lajmin për lëndimin e Einxhel, ai tha:
Ajo ishte surprizë dhe për ne. Ne kemi qenë në gjumë kur ka ndodhur ajo situatë. Në mëngjes ma ka dërguar shoqëria videon dhe aty e kuptuam. Ajo është tipi që nuk ankohet direkt derisa të marrë vesh sa serioze është situata.
E prisnit që Einxhel edhe pse e dëmtuar do të rikthehej sërish në shtëpi për të filluar lojën e saj?
Disa njerëz na thonin që nuk është mirë që ta vazhdojë lojën. Ne na lindi pyetja se a është ajo gati që të vazhdojë lojën. Është një vendim që i përket vetëm asaj, askujt tjetër. Babai e ka takuar pak kur ishte në spital, nuk u çmallëm shumë vetëm sa e kemi pyetur si është. Pastaj kemi komunikuar me produksionin për gjendjen e saj.
Sa i përket debatit të saj me Donaldin, ai tha se është delikat dhe shtoi se nuk mund të gjykojmë asnnërin dhe është lojë.
Është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Unë kam vetëm një koment për Einxhel. I beson njerëzve dhe ëndrrave në mënyrë shoqërore dhe jo tek njerëzit, ndonjëherë në mënyrë jo të ligjshme siç janë kontratat. Enxhi preket shumë kur ti i prek karakterin. Ishte me aludime, mendoj që nuk do prekej kaq shumë po të ishte ndryshe. Ajo mundohet t’i japë njerëzve një shans se e ka zemrën e madhe. Aty është lojë, e zgjedhin vetë si luajnë. Varet si është ndjerë, varet si e ka menduar, varet si i është bërë pyetja, nuk e gjykojmë dot. Nuk e gjykojmë dot as Einxhel as Donaldin.
Einxhel është komentuar shumë dhe për marrëdhënien e saj me DJ Dagz. Si është pritur kjo në shtëpinë tuaj? Ti vetë si e sheh këtë lidhje? E sheh si kunat të ardhshëm Dj Dagz?
Nuk e kam takuar akoma se kam pasur impenjime të miat të shumta në punë. Ia lëmë Einxhelit kur të dali. Janë zgjedhjet e saj, ne nuk mund ta komentojmë. Nuk është që nuk na pëlqen. Është diçka që ajo e zgjedh vetë.