Është përmendur aq shumë herë nga Olta Gixhari brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, por bashkëshorti i saj Dori, ka preferuar të qëndrojë gjithmonë larg syrit mediatik.
Në puntatën e sotme të programit “E diell”, e cila është xhiruar disa ditë më parë, ka folur për herë të parë Dori. Ishte Gerta Gixhari ajo e cila teksa ndodhej në studio, e telefonoi. Me shumë sportivitet, Dori pranoi t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve të panelit të gazetarëve dhe të të ftuarve.
Përsa i përket lojës së Oltës, ai u shpreh se disa situata e kanë detyruar atë të dalë si “e keqja”, por në këtë pikë e ka përmirësuar lojën e saj.
Po banori i preferuar i Dorit kush është? Pasi përmendi emrin e Armaldos të parin, ai u shpreh se nuk ka nevojë për fjalë fakti që, Luizi është i përkryer për atë lojë.
Dori u pyet gjithashtu edhe për aludimet e shumta në rrjet, përmendim këtu rastin e letrës që ai i dërgoi Oltës për Shën Valentin brenda shtëpisë. Në rrjet në atë kohë, qarkulluan thashetheme se letra ishte shkruar nga dikush tjetër.
Sërish me shumë sportivitet, Dori tha se e ka shkruar ai vetë letrën, por njerëzit le të mendojnë çfarë të duan.
E në përfundim, ashtu siç i ka hije, ai tregoi edhe një herë sa e rëndësishme është Olta për të dhe sa e do.
Bisedën e plotë e gjeni më poshtë.
*Sqarim: siç e thamë edhe më sipër, xhirimet e programit që u transmetua sot, janë bërë disa ditë më parë, teksa Olta ishte ende pjesë e shtëpisë së BBVA.
Marrë nga news-31.com