“Rregullat e lojës” provon se vetëm një vijë shumë e hollë ndan çfarë është e drejtë dhe çfarë është gabim. E mira dhe e keqja konsiderohen shpesh çështje pikëpamjeje.
Ti duhet të dish rregullat e lojës, ose do të mbetesh “peng” i saj! Me aktoren e famshme Giovanna Antonelli (“Një mundësi e dytë” dhe “Kloni”) nga data 25 Maj vjen premierë ekskluzive në ekranin më të madh shqiptar.
Romero, është një hero në sytë e njerëzve, por në të vërtetë ai është pjesë e një organizate kriminale. E dashura e tij, Atena (Giovanna Antonelli), është një grua që nuk humbet asnjë shans për ta rivalizuar dhe përfituar prej tij. Juliano, një ish-i burgosur pa të drejtë që kërkon të marrë hak për babain e tij. Një trekëndësh dashurie ku Toia duhet të bëjë një zgjedhje…
Episodi i parë i “Rregullat e lojës” ishte programi më i ndjekur në televizionet braziliane me një mesatare 8,013,730 shikues / minutë duke konkuruar rreth 15 programe të tjera në Prime-Time.
Kandidate në “International Emmy Award” në kategorinë si telenovela më e mirë e vitit dhe aktori më i mirë për Alexandre Nero. Fitues në çmimet vjetore braziliane aktori më i mirë: Alexandre Nero dhe aktorja më e mirë Giovanna Antonelli.
Atena/Francineide
Aktore: Giovanna Antonelli
Një grua pa moral dhe një “e mbijetuar” nga mjerimi i periferive të Brazilit. E pagëzuar me emrin Francineide dos Santos, Atena është një mashtuese që klonon karta krediti dhe falsifikon firmat nëpër çeqe. Aftësia e saj për të vjedhur para, është e njëjtë me atë për t’i shpenzuar ato pa kontroll. Shumë ironike dhe e mësuar me një jetë super të pasur. Ajo di të përdorë sharmin dhe joshjen për të arritur gjithçka që do… përfshirë edhe meshkujt.
Romero Rômulo
Aktor: Alexandre Nero
Një burrë me disa fytyra. Ish-këshilltar, ai është i njohur si mbrojtës i të drejtave të të burgosurve. Karizmatik, alturist dhe i vendosur në idealet e tij, ai njihet si një hero i qytetit. Shumë shpejt mësohet se ai është shumë fals dhe që mbron interesat e tij të pista. Romero është shumë ambicioz që përdor shantazhet për të marrë atë që do, duke përfshirë edhe dashurinë e nënës së tij.
Tóia/Maria Vitória Noronha
Aktore: Vanessa Giácomo
Një vajzë irrituese me një personalitet të fortë. Ajo bën armiq dhe miq shumë lehtë. I dashuron festat dhe pëlqen shumë flirtet. Por zemra e saj është “e zënë”. Toia është e dashuruar me boksierin Juliano që në adoleshencë, me të cilin do të martohej në momentin që ai burgoset për trafikim lëndësh narkotike. Gjithsesi Toia nuk dyshoi kurrë në fajësinë e tij. Një vajzë e fortë dhe shumë punëtore, ajo do të përpiqet shumë të mbrojë nënën dhe të fejuarin e saj.
Juliano
Aktor: Cauã Reymond
I fortë, i drejtë dhe kokëfortë më një zemër të madhe. Ai është rritur që fëmijë me Toian në shtëpinë e nënës së tij adoptuese Djanira, ish-gruaja e babait të tij Zé Maria. Që i vogël është rritur i persekutuar nga paragjykimi si djali i një krimineli dhe prandaj ishte gjithmonë nën vëzhgimin e policisë. Pas arrestimit të tij, Juliano përbuzet nga komuniteti ku ai jeton.
“Rregullat e lojës” do të transmetohet premierë ekskluzive nga data 25 Maj, pas përfundimit të serialit Laila, çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 në ekranin e Tv Klan.