Është zyrtarizuar lajmi i hyrjes në tregun e platformave streaming i Discovery. Projekti i ri do të quhet Discovery+ dhe do të ketë një shtrirje në nivel botëror duke filluar nga 4 janari 2021.
Pritet që katalogu i ofertës të përmbajë kanalet si Discovery Channel, Animal Planet, Tlc, Food Network, Investigation Discovery. Gjithashtu falë bashkëpunimit me A&E Networks do të jenë pjesë edhe kanalet e njohura si History, A&E dhe Lifetime. Fokusi do të jetë i përqëndruar më së shumti tek formatet unscripted, si dokumentarët, dokumentarët serial, reality dhe programet factual mbi ushqimin dhe stilin e jetesës, si edhe dokumentarët mbi krimin. Në Europë, përmes brand-it Eurosport, do mund të ndiqen Olimpiadat deri në 2034.
David Zaslav, ceo i kompanisë, ka vënë theksin tek ndryshimi me platformat e tjera streaming konkurente: Discovery+ do të përqendrohet tek formatet unscripted dhe tek distribucioni në nivel global i kanaleve dhe produksioneve lokale.
Shërbimi do të jetë i disponueshëm në 26 vende nga 4 janari për 3,99 euro në muaj (ose 39,90 euro në vit) ose 7,99 euro në muaj me paketën sportive të Eurosport (ose 69,99 euro në vit).