Gjashtë meshkuj janë bërë pjesë e Për’puthen +40. Ata janë prezantuar në puntatën e fundit të Për’puthen Prime.
Njëri prej tyre është Sami Flamuri, baba i dy vajzave. Profesioni i tij është përkthyes dhe autor i disa librave. Është 51 vjeç, ku i cili ka lindur në Sidnei, jeton në Ulqin dhe kërkon dashurinë e jetës Për’puthen + 40.
Ndërsa Armando Abazi sapo është kthyer nga jashtë vendit vetëm për të qenë pjesëmarrës në Për’puthen +40. Ai Ka lindur në Elbasan dhe është 44 vjeç.
Ilir Lara është 44 vjeç dhe është me origjinë nga Përmeti. Pjesën me të madhe të kohës ka qenë jashtë shtetit, në Itali.
Ndriçim Gjeci është një tjetër konkurrent në Për’puthen + 40. Ka lindur në Kavajë ku po atje jeton dhe është 54 vjeç. Ka një biznes privat ku dhe e menaxhon vetë. Në Instagram është një profil trendi i një zotërie beqar.
Muhamet Bizhga me origjinë nga Gjirokastra vjen në Për’puthen+ 40 për të gjetur përputhjen e jetës. Është 44 vjeç dhe aktualisht jeton në Tiranë. Ai është shprehur se ish-bashkëshortja nuk ishte dakord të vinte në program.
Naun Bera me profesion farmacist është 42 vjeç. Ka lindur në Berat, por jeton në Gjermani.